Më duket disi e pabesueshme të përshkruaj diçka që edhe më tutje jam duke përjetuar. Por, më duhet të them se gjithnjë më dukeshin si jonormalë ata burra që i kishin nga dy gra dhe asnjëherë nuk do të mund të besoja se edhe vetë do të bëhesha i tillë, shkruan “Kosovarja”.

Jam i dhënë pas të dyjave. Me të dyja jetoj nën një kulm, në Pejë. Por, me asnjërën nuk kam fëmijë. Nganjëherë vijnë nga fshati dhe më vizitojnë prindërit e mi dhe janë të lumtur me jetën time, sepse di t’i menaxhoj të dy gratë.

Gratë i kam krah të djathtë. Njëra e mban kontabilitetin në firmën time, kurse tjetra kujdeset për butikun që e kam në çarshinë e qytetit.

Si u martova me gruan e parë?
Qëkur isha 25 vjeç prindërit më martuan me gruan e parë. Dola të takohem me të dhe u pëlqyem që në takimin e parë. Pas një kohe u fejuam dhe nuk e quam larg edhe u martuam.

Kam qenë i lumtur me martesën time, sidomos që ajo ishte e shkolluar, me fakultet të kryer.

I kam dy butikë dhe, falë Zotit, punët më shkojnë mirë. Gjithnjë më ka shkuar biznesi dhe kështu fillova të rrisja kapitalin.

Pse u martova për së dyti?
Gjithçka po më shkonte mirë, përveç martesës. U bë një vit, dy, tre dhe gruaja ime nuk mbetej shtatzënë.

Nuk kemi lënë mjek dhe gjinekolog në Kosovë pa vizituar, por pa sukses.

Dhe, fillova të mendoja seriozisht për këtë problem. Arrita në përfundim se gruaja ime ishte problemi kryesor që nuk kishim fëmijë.

Andaj, më ra në mend një ide: sikur ta merrja edhe një grua tjetër… Them, të drejtën me muaj e kam bluar në kokë këtë ide…

Si jetojmë të tre në një shtëpi?
Përfundimisht, vendosa të merrja edhe një grua, por nuk dija se si do e priste atë vendim gruaja ime… E kisha vështirë të flisja për këtë çështje me të.

Një ditë i thashë: “Çka po ta merr mendja, oj grua, si t’ia bëjmë punës sonë? Nuk lamë mjek pa vizituar dhe asgjë!”.

“Bëj ç’të duash! Unë nuk dal nga shtëpia!”, më tha me lot në sy.

“Ani, a pranon ta marrë edhe një grua tjetër?”, ia ktheva.

Ajo nuk foli. Ç’është e vërteta, unë ende isha i dashuruar si në fillim në gruan time dhe nuk kisha dëshirë ta humbisja, ani pse në firmën time ishte një femër shumë punëtore dhe më shikonte me një sy paksa ndryshe…

Një ditë atë e thirra në zyrën time. Kur e pyeta se a ka të dashur, më tha se kishte qenë e fejuar me një djalë nga Mitrovica, por pas një viti fejesë ishin ndarë.

Dhe, thënë të drejtën, më pëlqeu sinqeriteti i saj…
Po atë ditë i thashë se a do të martohej me mua…

“Si mund të jetojmë të tre në një shtëpi?”, më tha.
Një muaj a më shumë nuk më ktheu përgjigje…

Pastaj, vendosëm të martohemi menjëherë dhe pa dasmë. Dhe, më së vështiri e kam pasur ta njoftoj me gruan time…

As me të dytën asgjë!
Jeta jonë ishte interesante. Në mëngjes dilnim të tre nga shtëpia dhe niseshim me të njëjtën veturë për në punë, ndërkaq në mbrëmje ktheheshim në shtëpi.

Që nga dita e parë me të dytën mora vendim që me njërën të flija një natë e me tjetrën natën tjetër, kuptohet në dhoma të ndara.

Dhe, nuk kisha problem me asnjërën. E vetmja brengë imja ishte se as me të dytën nuk arrita të kem fëmijë.

Tash po e marr me mend se fajtori kryesor jam unë, por ende nuk jam i sigurt. Jam jashtëzakonisht i bindur se do të kem sukses po ta marrë edhe një grua tjetër… F. D. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË