Puna pas një videoklipi është vërtetë e vështirë, sepse që të realizohet një produkt i mirë duhet menduar gjithçka në detaje.

Pas ekzekutimit të tyre qëndron një produksion i tërë, por sigurisht stresin më të madh e mbajnë artistët që duhet të shfaqen perfektë në çdo sekuencë, shkruan revistaWho.

Ajo çfarë del në publik është një videoklip i përmbledhur në 3 minuta apo pak më tepër, por puna e vërtetë qëndron tek orët e shumta që janë sa të lodhshme, po aq edhe argëtuese.

Sigurisht që publiku e ka të vështirë ta kuptojë këtë pjesë për aq kohë sa nuk është i pranishëm në sheshxhirim, megjithatë artistët shqiptarë janë përpjekur që edhe këtë gjë ta sjellin sa më afër publikut.

Pas publikimit të këngëve dhe arritjes së suksesit, disa këngëtarë kanë ndarë me fansat e tyre edhe skenat pas xhirimeve.

Disa prej tyre kanë treguar se u është dashur të kalojnë netë të tëra pagjumë, të përfundojnë me ndonjë lëndim, ose të sfidojnë edhe frikat e tyre më të mëdha.

Shpesh videot nga prapaskenat na kanë befasuar më shumë se videoklipet dhe herë të tjera na kanë bërë të qeshim me lot me incidentet e vogla.


Duke qenë se klipet zënë një peshë shumë të rëndësishme në mënyrën se si një artist prezantohet, të tilla sakrifica ndonjëherë ja vlejnë kur në fund del një punë e realizuar siç duhet.

Kjo do të thotë se puna e artistëve duhet vlerësuar akoma më shumë, jo vetëm për atë që na sjellin ne si publik, por edhe për gjithë mundin që duhet të kalojnë.



 

MUND TË JU PËLQEJNË