Deputetja Flora Brovina ka dëshmuar sot në Policinë e Kosovës për foton që e ka publikuar dje në holl të Kuvendit teksa po mbahen seanca ku flitej për gjenocidin serb në Kosovë.

Ajo ka thënë se foton e posedonte që nga viti 2003 dhe e kishte marrë nga aktivistë të drejtave të njeriut kur ishte edhe kryetare e komisionit për persona të zhdukur, njofton Klan Kosova.

Brovina në dëshminë në Prokurori, të cilën e ka siguruar Klan Kosova ekskluzivisht, ka thënë se nëse është manipuluar më 2003 por që është e gatshme të japë përgjegjësi.

Ndonëse e ka pasur fotografinë në posedim Brovina ka thënë para prokurores Drita Hajdari se rastin nuk e ka paraqitur kurrë në organet e drejtësisë.

“Nuk e kam raportuar as në Polici dhe as në Prokurori duke menduar që të dyja këto institucione e dinë që unë jam një humaniste që merrem me gra të dhunuara dhe me fëmijë të plagosur, të mbetur bonjak të luftës në Kosovë dhe kam pritur që të më thërrasin nga Prokuroria gjë që nuk ka ndodhur”, ka thënë Brovina.

Ajo ka pohuar se motivimi i nxjerrjes së kësaj fotografie ishte që të dëshmojë gjenocidin e Serbisë në Kosovë dhe se atë ia kanë dorëzuar me zarf të cilin ka thënë se e ka hapur bashkë me Mevlude Saraçin.

Kjo është dëshmia e plotë:

MUND TË JU PËLQEJNË