Sa ndryshe është sot, pesë vjet më pas! Ai takim në oborrin e Fakultetit Filozofik të Prishtinës, ajo telefonatë, ajo kafe në bufenë e fakultetit, ndryshoi gjithçka në jetën time, shkruan “Kosovarja”.

Ti sot je me mua dhe unë 101 për qind jotja. E mban mend si nisi, apo jo?

Me telefonata të ngrohta, me komunikim deri në orët e vona me mesazhe, e herë-herë edhe deri në orët e para të mëngjesit.

Më pas, takimet te kthesa e madhe, ku të dy vinim re se ç’ndodhte me trupin tim kur të ndjente afër, kur afroheshe për t’më puthur, e bëja sikur largohesha.

Nuk doja të përfshihesha, nuk doja të bija në dashuri, sepse kam frikë nga zhgënjimet, por nëse do të kthehesha pas, do bëja sërish të njëjtën gjë, do të dashuroja çmendurisht me gjithë qenien time, shkruan “Kosovarja”.

Pa më kërkuar doja të të ndihmoja, por, në fund, ishe ti ai që më zhyti në një botë, të cilën nuk e njihja, e sigurisht nuk do ta zbuloja asnjëherë, nëse nuk do të vije ti në jetën time.

Duke shkruar më vijnë në kokë të gjitha takimet, çdo moment që ndjeja aromën tënde e rrëqethesha në ditën që shkëmbyem puthjen e parë, e që e dëshiroja aq shumë, por kisha frikë ta provoja.

Takoheshim në ditët që kisha provim dhe ja… edhe dje, më 19 mars, pas provimit të fundit në master, shijova edhe kënaqësinë më të bukur të jetës sime, duke ta dhuruar edhe virgjërinë…

Sepse, ti je i dashuri im, e që zbuloi te unë një dashuri të madhe, të ruajtur veç për të dhe një pasion të çmendur, që sot është edhe më i madh se më parë.

Shpirti im, sot dua të të them ndryshe, atë që ta them çdo moment të ditës, që të dua pafund, të dua më së shumti në botë, je dashuria e jetës time.

Je ai që më mësoi të dua fort, të pranoj se jam xheloze për ty, se vuaj pa ty, se kam nevojë për ty, se aroma e trupit tënd më çmend, se puthja jote më çon në tjetër botë, në atë botë ku jemi vetëm ti edhe unë e nuk ekziston askush e asgjë tjetër.

Me ty çdo ditë është ndryshe, nuk ka monotoni, çdo ditë ka të bukurën e vet, ka një “të dua” më shumë, ka një çmenduri më shumë.

Prandaj, faleminderit që erdhe në jetën time e më bëre të njoh ndjesitë më të bukura në botë… Lira /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË