E ftuar sot tek “Rudina” ishte astrologia e njohur, Meri Shehu e cila dha parashikimin për muajin prill duke i renditur shenjat nga më me pak fat tek ajo me më shumë fat për këtë muaj. “Prilli do na japë më shumë romantizëm, do mbizotërojë ndjenja, emocioni”, u shpreh Meri.

12.Demi – Kete muaj do jenë të surprizuar, të paqartë dhe ndryshimi do i gjejë të papërgatitur. Duhet të kenë kujdes nga e reja që vjen e vrullshme, dinamike. Financat janë pak të vështira, puna me ndryshime të mëdha, dashuria do jetë mirë deri në datë 20.

11.Peshorja – Muaj romantik, do lidhen shumë me punën, do lidhen me dikë në ambientin e punës dhe do fillojnë një flirt. Do jenë më emocional se ç’duhet. Ky muaj do jetë shumë i mirë në lidhje me punën, dashurinë, bashkëpunimet e reja. Financat nuk do jenë dhe aq mirë, do shpenzojnë ose financojnë më shumë se ç’duhet.

10.Virgjëresha – Do kenë probleme në çështje ero.tike. Puna do jetë shumë mirë, por rreth datës 20 do kenë probleme. Do kenë një njohje që do trondisë themelet e tyre.

9.Peshqit – Do kenë takime, kontakte, ndjenja, pasione, por planet nuk do stabilizohen rreth datës 20. Do marrin një rrugë tjetër dhe duhet të jenë të kujdesshëm, duhet të përshtaten me një mënyrë të re, tha Meri,

8.Gaforret – Lajme të mira, do kenë mbështetje në rrugë ligjore, bashkëpunime me aleatë më shumë jashtë vendit, do kenë ndryshime aleancash. Ky ndryshim vjen papritur. Në lidhje me karrierën do jetë një fund prilli i vrullshëm dhe pak nervoz.

7.Bricjapi – Janë në një moment deciziv në lidhje me projektet familjare, do kenë udhëtime, mund të ndryshojnë shtëpinë, mund të aludojnë si të krijojnë një biznes, dalje, argëtime, flirte, aleanca të reja. Duhet të kenë kujdes projektet ligjore.

6.Akrepi – Do merren me punë, do lidhen shumë me partnerët e tyre, do vendosin për një lidhje, do kalojnë çaste romantike. Duhet të kenë kujdes partneritetet e fuqishme. Mund të ndodh një çarje e madhe dhe mund të ndahen.

5.Shigjetari – Do kenë një periudhë të këndshme në rregullimin e marrëdhënieve familjare. Do shpenzojnë shumë për shtëpinë, por kujdes me shpenzimet. Do bëjnë njohje të mira. Pas datës 20 bëhen flirtues, tha Meri,

4.Ujori – Do kenë një muaj shumë të fuqishëm ekonomik, lajme të mira ekonomike dhe plane shumë të mira personale. Do marrin para por nuk do menaxhojnë mirë. Në karrierë do kenë ndryshime të mëdha në lidhje me punës ose një jetë e re i pret. Ndryshim shumë i madh. Mund të ikin të jetojnë në një shtet tjetër.

3.Binjakët – Do marrin një pozicion të mirë pune, mos të ëndërrojnë më shumë se sa duhet. Ana ekonomike ndryshon pas datës 19. Muaj fejesash, martesash për ta.

2.Luani – Do kenë mundësitë për të ecur përpara, për të përparuar në jetën personale dhe ekonomike. Nëse do i menaxhojnë mirë paratë do bëjnë një investim. Do gjejnë rrugën shpirtërore të vërtet, tha Meri transmeton Xing.al

1.Dashi – Do mbizotërohen nga ndjenja të mira, janë bërë më të thellë sesa sipërfaqësor. Do kenë energji të mirë, do jenë vetvetja, do kenë shanse ekonomike, pune, do ndihen më mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË