Këngëtarja e mirënjohur, Shyhrete Behluli dhe reja e saj Learta, kanë paralajmëruar për një projekt të përbashkët.

E gjithë kjo u bë e ditur, kur re e vjehërr lëshuan disa fotografi me veshje kombëtare, ku edhe lanë të kuptohet se po bëhet fjalë për ndonjë projekt të përbahskët ndërmjet tyre, shkruan Kosovarja.

Kurse pak më vonë zbuluan edhe detaje të reja, ku ishte Shyhretja ajo e cila tregoi se kënga do të jetë për bilbilin e këngës, Nexhmije Pagarushën.

Ndër të tjera ajo kishte shkruar se “I këndojmë të madhes Nexhmije Pagarusha”, duke i përgaditur të gjithë fansat e saj për diçka të madhe dhe të mirëfilltë.

Për më shumë edhe kjo fotografi që do e shihni lë të kuptohet se edhe Nexhmija do të jetë pjesë e videoklipit, e neve çfarë na mbetet është të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në vazhdim. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË