Kanë vërshuar një lum urimesh për ditëlindjen e këngëtares Engjellusha Salihu, e njohur si Engji, e cila vitet e fundit është mjaftë e pranishme në muzikë, shkruan “Kosovarja”.

Engji, këtë ditëlindje nuk e ka festuar siç ishte mësuar vitet e kaluara, me shoqëri, në ndonjë vend të veçantë, etj.

Në kohën e koronavirusit, këngëtarja e hitit “Kanagjegji”, ka festuar me familjen e ngushtë në shtëpi dhe duket se të gjithë janë kujdesur që Engjellusha të jetoj një ditë sa më të bukur në gjirin e ngrohtë familjar, shkruan “Kosovarja”.

Edhe Learta ka gatuar për Engjin. Nusja e shtëpisë, për ditëlindjen e kunates, ka përgatitur pite me mollë.

Pitja, i ka shijuar shumë Engjellushes.

MUND TË JU PËLQEJNË