Pjesë e klipit është edhe Nexhmije Pagarusha

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shyhrete Belhuli në bashkëpunim me Learta Jakupin, kanë publikuar projektin e ri muzikor.

Kënga titullohet “Për ty Nexhmije” dhe i dedikohet ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës.

Vetë bilbili i muzikës shqipe është pjesë e videoklipit si dhe kënga është publikuar pikërisht në 86-vjetorin e lindjes së saj.

Tekstin e këngës e ka shkruar Nexhmije Muhaxheri, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur, Florent Boshnjaku./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË