Shyhrete Behluli bashkë me vajzën Engjëllushe Salihu, sot kanë publikuar një bashkëpunim.

Nënë e bijë kanë publikuar këngën e tyre më të re, të cilën publiku e priste me padurim, shkruan “Kosovarja”.

Si çdoherë që ia qëllon me tema edhe kësaj radhe Shyhretja me Engjin kanë kapur ‘fijen’ e duhur duke realizuar një këngë me temë qëlluar.

Ato i këndojnë ‘nusës së vëllaut’ konkretisht me titullin e këngës “Princesha e vëllait tonë”, e cila tregon për raportet e mira që duhet ti ketë secila kunatë e secila familje mes vete.

U tha që këtë këngë ia kushtuan nusës së tyre Leartës, pasi dihen raportet e mira të ndërsjellta.

Ndërkohë Learta ka mirëpritur këngën nga vjehrra e kunata për të cilat ka respekt të madh.

Veprimi i parë i saj ishte shpërndarja në rrjetet sociale si shenjë përkrahje e falenderimi.

Kënga me ritme popullore si duket se është për xhirimet e vitit të ri, 2020.

Ndryshe Shyhretja e Engji kane edhe tjera bashkëpunime siç janë “Dasma e nipit”, “Çika e hasretit” dhe “Nuse Kosovare”./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË