Leonora Jakupi prinë në listën e këngëtareve bukuroshe. Ajo, për vite me radhë është konsideruar ikonë e bukurisë shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Pamja e saj ka magjepsur publikun që kur ajo u shfaq për herë të parë në skenë. Ajo ka bukuri të virgjër, nuk ka bërë ndërhyrje dhe ende mbetet kukull e gjallë.

Leonora Jakupi ka shërbyer dhe vazhdon të shërbejë si imazh publicitar për kompani të mëdha, çka e ka afruar edhe më shumë me publikun e gjerë, shkruan “Kosovarja”.

Leonora, së shpejti po vjen me një këngë të re, shoqëruar me videoklip. Në imazhet e dala në publik, ajo duket shkëlqyese.

MUND TË JU PËLQEJNË