Tema e korona virusit është mediatizuar më shumë seç duhet.

Ani pse në Kosovë ende nuk ka rezultuar ndonjë rast pozitiv, qytetarët po përballen me një panikë goxha të madhe.

Tani korona është temë e përditshme, dëgjohet nga i madh e i vogël, madje po bëjnë edhe shaka si për te thyer disi monotoninë.

Edhe këngëtarja Leonora Jakupi është ndër emrat që nuk ka qëndruar indiferente. Ajo madje bëri apel që të mbyllen shkollat dhe institucionet.

E së fundmi, këngëtarja sjell një imazh ku pamja e saj po duket mbretërore, por as në këtë imazh nuk la pa e përmend “virusin e famshëm”.

Tu ik prej korona virusit” është mbishkrimi i këngëtares.

Edhe pse shumë ndjekës duke pas parasysh bukurinë e Leonorës, i shkruajnë se virusi nuk meriton të shkoi tek ajo, ngase bukuria e saj do e shkrijë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË