Filterët e rrjetit social Snapchat janë shumë aktuale dhe trendi, ato aplikohen masivisht nga njerëzit, sidomos nga gjinia femërore, shkruan “Kosovarja”.

Edhe këngëtaret dhe të njohurat tona janë përqafuese të denja të një trendi shumë të përhapur, të fotografuarit me filterin me vath në hundë.

Heq rrudha, rinon lëkurën, zbukuron, plus vathi në hundë. A ka më mirë?

Me këtë filter ka pozuar edhe Shyhrete Behluli, që shihet pranë të bijës Engjëllushes dhe moderatores Luana Vjollca, shkruan “Kosovarja”.

Ama, Shyhretes i ka ndodhur një “incident”, duket sikur vathi po i bije nga hunda. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË