Cilin veprim e zgjidhni ju?
Nëse hapni derën dhe përball jush shikoni një fëmijë që qan, një qen që gris copën e kolltukut, një tenxhere që vlon e që duhet hequr nga zjarri dhe një telefon që bie dhe dikush përtej tij që pret t’i përgjigjeni, cilin veprim do kryenit të parin?

1-Do fikje zjarrin dhe do hiqje tenxheren:
Je një person me temperemant të shpejtë dhe tërhiqesh nga instiktet. Arrin të marrësh vendime të shpejta dhe të mos rrish në dilemë për vendimet që merr. Duke qenë se nuk je dyshues, arrin më shpejt objektivat që i vendos vetes.

2-Përgjigjesh në telefon:
Nëse është ky veprimi i parë që do të bëje kjo tregon se je një person i përqendruar dhe diplomatik. Mund të përshkruhesh si një person për biznes duke qenë se mund të bësh disa gjëra në të njëjtën kohë.

3-Do të pushoje bebin që qan:
Nëse do pushoje bebin të parin tregon që je një njeri i kujdesshëm dhe i ndihmon të tjerët. Shpesh sakrifikon veten për të tjerët. Nuk e suporton dot vetminë, ke gjithmonë nevojë për dikë afër.

4-Do ndaloje qenin:
Ti nuk duron dot rrëmujën! As në shtëpi, as në jetën tënde. Je një person i rregullt dhe i përpiktë, përpiqesh të jesh gjithmonë i/e organizuar. Nuk qetësohesh deri sa çdo gjë të bëhet ashtu si ti dëshiron që të bëhet.

MUND TË JU PËLQEJNË