Vitet për dikë nuk nënkuptojnë plakjen, ato janë thjeshtë ditë që kalojnë.

Pamja e jashtme fizike tek dikush rinohet me kalimin e viteve saqë duket se koha po ecën mbrapsht, shkruan “Kosovarja”.

Raste të tilla në estradën tonë kemi shumë, por disa bien në sy me të madhe, siç është këngëtarja e mirënjohur Shyhrete Behluli.

Shyhretja për dekada i këndoi publikut shqiptarë dhe numëron suksese të jashtëzakonshme. Ajo i rezistoi kohës duke mbetur akoma ndër të preferuart dhe më të dëgjuarat e skenës muzikore shqipe.

Ajo që e karakterizon Shyhretën është pamja e jashtme fizike, e cila në vitet e fundit ka ndryshuar shumë.

Krhasuar me vitet e para të karrierës dhe gjatë saj, këngëtarja duket më e re tash se atëherë.

Ajo ka ndryshuar edhe stilin e veshjes e të flokëve dhe lirshëm mund të krahasohet me vajzat e reja. Shikojeni disa fotografi të këngëtares ndër vite dhe binduni./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË