Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar familjet për humbjen e 39 viktimave nga dy ortekët në lindje të Turqisë.

Kurti ka uruar që të lënduarit e shumtë të bëhen mirë sa më shpejt.

“Në mëngjes lexova në lajmet nga bota për fatkeqësinë që kanë shkaktuar dy ortekë në lindje të Turqisë. Orteku i dytë mori jetë edhe prej ekipeve të shpëtimit që po kërkonin trupat e viktimave nga orteku i parë. Deri më tani janë 39 viktima, e shpresojmë që ky numër të mos rritet. Ngushëllime për popullin mik të Turqisë, për familjarët e viktimave, e për kryesuesit e institucioneve, presidentin Erdogan dhe kryeparlamentarin Sentop.

Uroj që të lënduarit e shumtë të bëhen mirë sa më shpejt, e dëshiroj që ekipet e shpëtimit ta kryejnë me sukses punën e tyre e pa viktima të tjera”, ka thënë ai.

MUND TË JU PËLQEJNË