Është një nga këngëtaret më të afirmuara të popullores, që gjatë gjjthë kohës vjen me risi, me këngë, videoklipe e bashkëpunime interesante, shkruan “Kosovarja”.

Dyzet vjet në skenë, andaj është mëse normale që Shyhrete Behluli ja ka marrë dorën skenës e besa edhe “lojës” së shoubizit.

Shyhretja, e ka kuptuar qartë që veç këngët e klipet nuk bëjnë punë, andaj ka vendosur që ta bëjë edhe trupin fit.

Ajo, tani po duket shumë bukur dhe më e formësuar se asnjëherë, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja është në të 50-tat dhe disa herë është bërë gjyshe. Ajo po mbahet mirë në muzikë dhe në të gjitha drejtimet./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË