Fillimisht si modele, pataj si miss dhe më pas këngëtare, kjo femër e bukur dhe e njohur për publikun.

Drenusha Latifi dikur ishte shumë aktive me projekte të shumta dhe e angazhuar në karrierën e saj si këngëtare, kurse sot i la ‘të gjitha’, shkruan “Kosovarja”.

Bukuroshja tash e sa kohë mori një vendim, ajo la modelizmin, la muzikën për diçka më të madhe e më të rëndësishme, familjen.

Kurse sot nuk është ‘pishman’ përkundrazi ndihet e lumtur dhe e bekuar që ka një jetë pranë bashkëshortit e fëmijëve.

Megjithëse nënë e dy fëmijëve, Drenusha vazhdon të kujdeset për linjat e trupit, duke qëndruar përherë në formë.

Shëtitjet e shumta e të shpeshta i ndanë me publikun në rrjetet sociale, ku merr komente të shumta vazhdimisht.

Së fundi ajo është shfaqur duke shijuar një gotë me verë teksa shkruan: “Shijoje jetën”./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË