E nisi karrierën në moshë shumë të re, fillimisht si modele, dhe madje mbahet mend si njëra ndër “miss”-et e para të Kosovës, shkruan Kosovarja.

Më pas ajo publikoi disa këngë, nga ku mori edhe statusin e këngëtares, epitet të cilin nuk po e “ruan” me largimin që ka bërë tash e sa vite nga muzika.

Është kjo Drenusha Latifi, e cila tash e katër vite i mungon tregut muzikor shqiptar për nga aspekti i prurjeve të reja.

Tash e sa kohë, ajo është zhvendosur dhe jeton në Suedi, ndërsa i është përkushtuar tërësisht jetës personale. Si nënë e dy fëmijëve, Drenusha thotë, se ndjehet e bekuar me dashurinë që i falin ata, dhe se ndjehet mirë që është kjo arsyeja që po e mban larg muzikës.

Në një intervistë për Telegrafin, ajo thotë : Nuk më mungon fare muzika, ngaqë unë kam zgjedh familjen. Kam gjithë kohën e duhur për t’ia kushtuar më të dashurve të mi.

Ndërsa , në pyetjen , se a ka menduar të rikthehet me ndonjë këngë të re , ajo përgjigjet shkurt :

Nuk e di, dhe nuk mund të them asgjë me siguri, por jo, për momentin s’kam vendosur asgjë. Jam mirë kështu siç jam.

(Foto: Instagram)

MUND TË JU PËLQEJNË