Fillimisht si modele, pataj si miss dhe më pas këngëtare, Drenusha Latifi është një figurë e njohur për publikun.

Drenusha dikur ishte shumë aktive me projekte të shumta dhe e angazhuar në karrierën e saj si këngëtare, kurse sot i la ‘të gjitha’, shkruan “Kosovarja”.

Bukuroshja tash e sa kohë është shkëputur nga kjo botë duke iu përkushtuar familjes.

Ajo ndihet e lumtur dhe e bekuar që ka një jetë pranë bashkëshortit e fëmijëve.

Megjithëse nënë e dy fëmijëve, Drenusha vazhdon të kujdeset për linjat e trupit, duke qëndruar përherë në formë.

Shëtitjet e shumta e të shpeshta i ndanë me publikun në rrjetet sociale, ku merr komente të shumta vazhdimisht.

E vajza e saj dita-ditës po bëhet më e bukur dhe e lezetshme. Ajo madje po merr poza modeleje. Mbase në të ardhmen do ndjekë hapat e nënës, pse jot ë bëhet miss!/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË