Dikur fitoi kurorën e më të bukurës së vendit, duke marrë titullin miss Kosova.

Drenusha Latifi është emër i njohur për publikun shqiptarë, shkruan “Kosovarja”.

Modele, miss e më paas këngëtare, bukuroshja dikur ishte shumë aktive me projekte të shumta dhe e angazhuar në karrierën e saj si këngëtare.

Pas këtyre sukseseve e karrierës së saj, ajo u shkëput nga të gjitha për t’iu përkushtuar familjes.

Por, herë pas here ajo përmes Instagramit kujton kohën dhe eksperiencat e saj në të kaluarën.

Së fundi ka ndarë një imazh nga viti 2003 në Miss Tourism International me vajzat nga vendet ndryshme.

Teksa të gjitha pozojnë në bikini, Drenusha komenton veten duke qeshur. “Pi ktyne gocave une ktu vetllat ma te trashat”, shkroi ajo krahas imazhit.

Kujtojmë se Drenusha megjithëse nënë e dy fëmijëve vazhdon të kujdeset për linjat e trupit, duke qëndruar përherë në formë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË