Nita Brisku, Dardan Belegu e Durim Xhema, janë treshja e moderatorëve që çdo ditë pune sjellin në radio dhe televizion, emisionin “Reload”.

“Reload” vjen pasitave ne “RTV Dukagjini” dhe është një format në dukje i lehtë, por që brenda e ka përbërsin kryesor, energjinë e pakrahasueshme që transmetohet nga protagonistët.

Të qeshura, batuta dhe mbi të gjjtha origjinalitet. Moderatorët kanë zgjedhur që gjatë gjithë kohës sa janë në transmetim të jenë vetvetja, të lirë dhe pa tendenecën për tu treguar as të zgjuar e as me qëndrim strikt.

Nga programi, kanë dalë dhjetra video me batuta nga qytetarët, të cilët janë pjesë e përditshme e emisionit.

Shikuesve u intereson a janë treshja aq “happy” edhe në jetën reale sa ç’janë në emision?

Nita, është gazetare me profesion, njihet si natyrë pa komplekse, e drejtoërdrejtë, Trakla është ish reper, DJ dhe një nga njerëzit me të qeshurën më karakteristike që njohim, ndërkaq Durimi ish gazetar në “Prive”, ndërkohë që çdo mbrëmje punon si menaxher në “Bamboo”, që është një nga kafiteritë më të njohura në kryeqytet, e që njihet edhe si “Ministria e Kënaqësisë”, shkruan “Kosovarja”.

Pra, të tre janë kaq të disponuar edhe jashtë kamerave./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË