Një nënë 41 vjeçare është diagnostifikuar me kancer të zorrëve vetëm tre ditë pasi kishte kuptuar se është shtatzënë.

Lucila Ramos kishte zbuluar se është shtatzënë pas 4 viteve përpjekje në gushtin e vitit të kaluar.

Mjekët kanë rekomanduar që Ramos t’i nënshtrohet operimit, megjithëse kjo gjë mund të shkaktonte dështimin e shtatzanisë.

Shtyrja e operacionit për në tremujorin e dytë kishte sjellë në jetë Tiagon në muajin prill.

Zonja Ramos e cila me profesion është asistente e kujdesit shëndetësor dhe bashkëshorti i saj inxhinier elektrik ishin zhvendosur nga Brazili në Angli në vitin 2014.

Kështu në javën e 14 të shtatzanisë, zonjës Ramos iu kishte caktuar termini për operim për të larguar pjesën e prekur të zorrës nga kanceri.

Ajo ishte e fokusuar vetëm te shtatzania e saj dhe kishte harruar që asaj po i përkeqësohet gjendja shënderësore.

Por pritja e saj ia vlejti, pasi që ajo ka lindur fëmiun e saj shëndosh e mirë dhe poashtu ka larguar edhe kancerin.

MUND TË JU PËLQEJNË