Nëna e Cristiano Ronaldo është dërguar në spital pasi pësoi një goditje në tru.

Nëna e katër fëmijëve Dolores Aveiro thuhet se është pranuar në Spitalin Dr. Nelio Mendonca në ishullin e saj të lindjes Madeira menjëherë pas orës 5 të mëngjesit të së martës.

Mediat lokale thonë se ajo është “e vetëdijshme dhe e qëndrueshme”.

Ajo do të nënshtrohet testeve të reja brenda orëve të ardhshme për të përcaktuar gjendjen e saj shëndetësore.

Në fillim të vitit të kaluar, Dolores zbuloi se ajo ishte “duke luftuar për jetën e saj” pas një drame të re të kancerit.

Ajo mundi kancerin e gjirit pasi u diagnostikua me sëmundjen në 2007.

MUND TË JU PËLQEJNË