Edhe Ariana Fezjullahu siç duket ia mori lakminë Leartës, që të bëhet një nuse e traditave pikërisht siç e kërkon zakoni shqiptar.

Profilit të Arianës në instagram përveç fotove ku shihet e veshur me stil modern, tani i janë shtuar edhe imazhet ku shfaqet e veshur me veshje të ndryshme tradicionale, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe siç jemi mësuar ta shohim Arianën të veshur shpesh edhe me stil provokues, asaj tani i kanë hyrë në qejf veshjet të punuara prej arit.

Së fundmi, Ariana vie e veshur në dimi e jelek ku padyshim që po merr vëmendje e po pëlqehet shumë nga ata që e duan zakonin e traditën./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË