Këngëtarja Mihrije Braha, pavarësisht viteve që ikin, është mjaftë e preferuar nga publiku. Ajo, nuk është nga ato këngëtare që hezitojnë ti mbajnë vetëm për vete gjërat.

“Ka shumë njerëz të cilët kanë arritur suksese enorme, që kanë mundur të bëjnë miliona, e besa edhe të marrin adhurimin e gjithë botës. I njoh, i pëlqej, mirëpo nuk dua t’u gjasoj, ka thënë për “Kosovaren” këngëtarja Mihrije Braha.

Këngëtarja e njohur tha se ndër vite ka krijuar personalitetin e saj. “Tashmë kam sukses dhe ky sukses nuk më lejon të bëhme lakmitare. Më vie mirë për të gjithë ata që arrijnë në jetë, sepse nga të sukseshmit s’kemi pse frikësohemi. Ata janë të kënaqur dhe nuk i bëjnë dëm botes. Edhe pse nuk e dua asgjë të askujt, natyrisht që edhe unë kam një peng”, ka thënë ajo.

“Do të doja që suksesin që e kam arritur në Kosovë ta kisha arritur diku në Amerikë”, ka shtuar ylli i skenës muzikore.

 

MUND TË JU PËLQEJNË