Leonora Jakupi është ndër ata zëra që nuk bëhet kurrë bajat.

Këngëtarja ka kohë që është dëshmuar në skenën muzikore. Ajo ka arritur të përmbushë çdo sukses sa i përket profesionit të saj si këngëtare, ani pse padyshim që nuk do ndalet me kaq, shkruan “Kosovarja”.

Ajo pëlqehet dhe komentohet shumë për stilin e veshjes, kjo sepse këngëtarja çdo herë ka pasur një kod etik të veshjes duke u shfaqur çdo herë elegante.

Këngëtarja dihet që e pëlqen natyrën shumë, andaj ka shkuar në vilën e saj në Brezovicë, ku aty shkrepi disa imazhe të mrekullueshme.

E veshur me një gëzof të zi sipër rrobave, dikujt ky stil nuk i pëlqeu.

“ oh la la si do të ecni me gjithë këtë gëzofë me firmë haha dhe çantën në krahë” i shkruan në frengjisht ndjekësi.

Por, as këngëtarja nuk ka hezituar t’ia kthej në të njëjtën monedhë e në të njëjtën gjuhë.

“Keni probleme ju, kthejuni vetes” ,i është përgjigjur Leonora në një mënyrë mjaft epike./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË