Pak ditë më parë modelja e njohur shqiptare Oriola Marashi ka rënë pre e hackerave, kështu duke i hackuar llogarinë e saj në Instagram e duke postuar gjëra neveritëse në emër të saj.

Kjo situatë u bë skandaloze në mbarë mediat shqiptare.

Për këtë ka reaguar vetë Oriola në një postim në Instagram me një foto nga kisha, ku shfaqej duke u lutur.

Modelja thotë se nuk bën marrëdhënie me lekë ashtu siç deklarohej në postimet e publikuara nga personi që i vodhi Instagramin. Shumë e prekur nga lajmet që qarkulluan menjëherë, ajo thotë se do ta ekspozojë shumë shpejt personin që bëri këto postime.

Përveç Oriolës ka reaguar për herë të parë edhe nëna e saj Xhoi Jakaj. E cila i ka dhënë forcë publikisht vajzës së saj për të kapërcyer këtë fjalë që po qarkullojnë për të në media.

“Bekimi im. Femija me shpirt e pamje engjelli. Qe te njohin e duan te gjithe per ate qe ti je… Mos sqaro askend pervec vetes e zotit dhe familjes tende.

Ec perpara, fama ka dhe kosto. Portalet ate pune kane, ne tere boten nuk shkruhen gjerat me vlera per personazhet publike, por budallalleqe qe ndodhin rastesisht ne jetet e tyre, ti ke nje familje qe te do shume te mbro dhe jep jeten per nje fije floku tenden.mbretesha ime… love u…” ka komentuar mamaja e saj në foton e Oriolës.

MUND TË JU PËLQEJNË