Butrint Imeri është këngëtari më i dashur dhe më i kërkuar për momentin.

Këngët e tij me tu lansuar pëlqehen dhe shndërrohen menjëherë në hite.

Por a janë ato një frymëzim nga jeta e tij personale? Cila këngë ka qenë histori e këngëtarit?

Për “Prive” ai është shprehur:

“Xhanëm” ka qenë një këngë që më ka prekur dhe mua vetë shumë. Është një këngë që më ka prekur dhe ka diçka në lidhje me mua. Çfarë ka pas? Po unë kam pasur lidhje, sene kshu…”

Sa për rikujtim, një pjesë nga teksti i “Xhanëm” i shkruar nga vetë Butrinti: “Asni her nuk kom met lon xhanëm, pa ty jeten nuk e du xhanëm…”

Ndërkohë, ai ka sqaruar edhe njëherë të gjithë zërat në lidhje me raportin e tij me moderatoren, Kiara Tito që u shfaq dhe në klipin e fundit të tij:

“Jo nuk jam në lidhje, shumë i sigurtë. Ma bëjnë shpesh këtë pyetje, po s’është e vërtetë. Vetëm se del me një femër, nuk do të thotë që e ke të dashur.

MUND TË JU PËLQEJNË