Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, një fotografi shumë të veçantë të prindërve të saj.

Dukagjin Lipa, roker i njohur në Kosovë, si dhe solisti i grupit “ODA”, shihet bashkë me gruan e tij, Anesën.

Fotografia është shkrepur nga pushimet e tyre në vitet 90-ta.

Ndryshe, Dua Lipa së bashku me tenorin Andrea Bocelli kishin planifikuar që dje të performojnë për publikun italian në Florence, mirëpo koncerti u anulua.

“Shfaqja e me Andrea Bocellin u anulua për shkak të motit të keq. Jam kaq e trishtuar që nuk kishim mundësi të realizonim këngën tonë, por nëna natyrë duhej të kishte atë të sajën. Këtu unë jam me këtë fustan përrallor, me të cilin kam vendosur që të fle tani pas dëgjimit të lajmeve”, ka shkruar Dua Lipa.

MUND TË JU PËLQEJNË