Javë më parë këngëtari i estradës shqiptare, Butrint Imeri, pas suksesit të projektit të fundit që e ka publikuar në muajin gusht, ai i ka kaluar pushimet në Santorini të Greqisë.

Në media është përfolur se ai nuk ka qenë vetëm atje dhe nuk dihet ende se me kë i ka kaluar pushimet Butriniti. 23 vjeçari gjatë natës së djeshme ka qenë i ftuar në një nga klubet e Gjermanisë. Përkatësisht në qytetin e Hamburgut, shkruan rtv21.tv

Gjatë videove të postuara në rrjetin social Instagram, bukuroshi shihet duke kërcyer me një vajze bjonde e cila gjatë gjithë kohës mbulon fytyrën. Kush është vajza në videon e Butrintit ?

Kohë më parë është përfolur një lidhje dashurie mes këngëtarit dhe prezantueses shqiptare Kiara Tito.

Mirëpo asnjëri nga ta nuk e kanë pohuar as mohuar këtë. Ndryshe projekti i fundit i Butrintit ” Dream Girl” në bashkëpunim me Nimo ka arritur mbi 9 milionë klikime në Youtube.

 

MUND TË JU PËLQEJNË