Fatmir Spahiu që njihet në publik me nofkën përkëdhelëse ‘Bufi’, është ndër aktorët më të dashur dhe të talentuar të humorit kosovar.

Ai njihet për rolet e shumta si në serial ashtu edhe në skeqe të ndryshme humoristike, shkruan “Kosovarja”.

Ndëkohë që roli i tij i “Okit” në serialin vendor “Kafeneja jona”, është ai me të cilin fitoi simpatinë e publikut.

Ana e tij humoristike nuk i mungon as në jetën reale, ku shpesh ngjarjet e ndryshme aktuale i komenton me ana të batutave.

Aktori është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ku shpesh ndanë imazhe me ta dhe bashkëshorten Zanën me të cilën kanë një jetë të lumtur.

Ata dje kaluan disa orë në qyetin e bukur të Prizrenit, nga ku shfaqen bashkë e gjithë familja. E këto imazhe Fatmir Spahiu i publikoi në llogarinë e tij në Instagram ku numëron një numër të madh ndjekësish./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË