Sa prej jush kanë një përtesë të madhe për të shkuar në tualet në mes të natës?

Ju del gjumi papritur dhe nuk mund të rehatoheni pa e zgjidhur këtë “punë”.

Ka në fakt disa arsye pse bëheni dembelë për të shkuar në tualet në mes të natës: E para sepse po e shijoni gjumin dhe e dyta, sepse keni frikë se mund ta humbisni gjumin. Ka raste që pasi shkojmë në tualet gjatë natës, nuk na zë më gjumi.

Zgjidhja është kjo: Nëse ju ndodh që gjatë natës ndjeni nevojën për të shkuar në tualet, mbani njërin sy mbyllur. Veproni në këtë mënyrë sepse drita për të shkuar në tualet e bën trurin tuaj të supozojë se është koha e mëngjesit dhe kjo e ndërpret gjumin tuaj.

Prandaj, nëse mbani vetëm njërin sy hapur po minimizoni sasinë e dritës që hyn në retinën tuaj, sipas revistaclass. Pasi të keni mbaruar punë në tualet, do të keni mundësinë të flini më shpejt akoma.

MUND TË JU PËLQEJNË