Të fjeturit pak ose jo mirë dobëson sistemin imunitar dhe shkakton pabarazi të ndryshme që mund të çojnë në kontraktimin e llojeve të ndryshme të sëmundjeve, përfshirë kancerin.

Gjumi jo i mirë dhe tumori

Sipas një studimi të Universitetit të Çikagos të botuar në revistën Cancer Research, gjumi jo i qetë mund të lehtësojë zhvillimin e tumoreve, përveç që ndikon shumë në gjendjen shpirtërore. Dihet tashmë që një mënyrë jetese e shëndetshme është parandalimi më i mirë i çdo lloj sëmundjeje, përfshirë kancerin. Sidoqoftë, gjumi dhe pushimi shpesh lihen pas dore, përbërësit themelorë të një stili jetese të saktë, së bashku me ushqimin dhe aktivitetin fizik.

Për studiuesit, gjumi i dobët dhe zgjimi i vazhdueshëm gjatë natës mund të shpejtojë rritjen e tumorit. Arsyeja lidhet me faktin se gjumi i shqetësuar ose i pamjaftueshëm zvogëlon aftësinë mbrojtëse të sistemit imunitar. Studimi është bazuar në supozimin (i pohuar edhe nga hulumtimet e tjera të mëparshme) se mund të ketë një lidhje mes apneas së gjumit dhe vështirësisë për të fjetur me rritjen e vdekshmërisë tek pacientët që vuajnë nga kanceri.

Fjetja e dobët rrit rrezikun e kancerit të gjirit dhe prostatës

Sipas të njëjtit mendim, një hulumtim i publikuar në Current Biology i kryer nga Qendra Mjekësore Universitare Erasmus në Holland, tregoi se gjumi i dobët është i lidhur me rritjen e rrezikut të kontraktimit të kancerit të gjirit, veçanërisht tek gratë. Jo vetëm kaq, sipas një studimi të botuar në revistën Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention of the American Association for Research Cancer, burrat që vuajnë nga çrregullimet e gjumit dyfishojnë rrezikun e prekjes nga kanceri i prostatës.

MUND TË JU PËLQEJNË