Me 18 dhjetor, Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë!

Në një spital në Zvicër, çifti i njohur mbajti në krahë vogëlushen, të cilën e pagëzuan me emrin Hana. Menjëherë, ata i hapën edhe një llogari personale në “Instagram”, duke ftuar të gjithë të ndiqnin të porsalindurën. Hana ka vetëm pak ditë që ka ardhur në jetë dhe ka rrëmbyer zemrën e të gjithë fansave të prindërve të saj!

Por lindja e vajzës së Loredanës, ka bërë që kjo e fundit të arrijë 1 milion ndjekës në instagram, pasi profili i saj u vizitua shumë ditët e fundit. Tashmë emri i Loredanës është në listën e shqiptarëve me mbi 1 milion ndjekës në këtë rrjet social.

MUND TË JU PËLQEJNË