Modelja e njohur, Emina Çunmulaj edhe pse ka vite që jeton dhe vepron në Shtete e Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk i ka harruar rrënjët e saj.

Ajo vazhdimisht publikon imazhe me veshje kombëtare dhe video me muzikë shqipe, shkruan Indeksonline.

Edhe këtë herë, Emina në disa video të publikuara në Insta Story ka kënduar dhe vallëzuar me këngë popullore shqiptare, derisa ka treguar se gjindet në qytetin e New York-ut.

Me këngë të këngëtareve të mirënjohura, Shkurte Fejza dhe Motrat Mustafa, modelja është argëtuar pafund me muzikën tradicionale.

“Shkurte Fejza na knaqe” ishte një nga mbishkrimet e modeles.

Ndryshe, Emina është e martuar me miliarderin, Sam Nazarian.

MUND TË JU PËLQEJNË