Ministri në largim i infrastrukturës, Pal Lekaj më 29 shtator martoi djalin e tij, Asdrenin me Doruntinën.

Dasma e çiftit është mbajtur në njërin prej lokaleve në Gjakovë, me një numër të madh të të ftuarve.

Me rastin e martesës së djalit. Pali me anë të një postimi në Facebook uroi Asdrenin me fjalët më të mira:

“I dashuri djali im Asdren, ti sot po fillon një rrugëtim të ri së bashku me Doruntinën, prandaj në fillim të këtij rrugëtimi, unë dhe nana po ta japim bekimin tonë si prind”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Në mesin e shumë të ftuarve ishte edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj me bashkëshorten e tij, Anitën. Kurse, për argëtimin e musafirëve është kujdesur, Yllka Kuqi, Xeni dhe Yll Limani. Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi nga dasma e çiftit. /21Media

MUND TË JU PËLQEJNË