Deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka dërguar një sqarim në adresë të Gazetës Shneta, pas raportimit se ai ka pasur kontakt me infermierin e konfirmuar me koronavirus në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

Lekaj ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt direkt me infermierin dhe duke qenë se është vet mjek, ka shtuar se di të mbrohet për vete dhe t’i mbroj të tjerët.

Mjekët në Britani do të udhëzohen cilët pacientë t’i lënë të vdesin dhe cilët t’i trajtojnë

Në Infektivë po trajtohen 17 pacientë me koronavirus, mjeku thotë se janë në gjendje të mirë
“I informoj qytetaret, bashkpuntoret, familjaret dhe te interesuarit e tjer. Nuk kam pas kontakt direkt me ndonje te infektuar. Takimi ne distanc dhe me masa mbrojtese nuk eshte i rrezikshem. Se pari jam profesionist shendetesor prandaj di te mbrohem vet dhe si ti mbroj te tjeret. Jam duke i kryer te gjitha pergjegjesit qe me takojn. Andaj paniku eshte shum me i rrezikshem se sa vet virusi. Rrespekt per puntoret shendetesor”, ka deklaruar Lekaj për Gazetën Shneta.

Gazeta më herët ka raportuar se infermieri i Spitalit të Gjakovës i konfirmuar me koronavirus, ka qenë i pranishëm gjatë vizitës së Lekajt dhe deputetes tjetër Teuta Haxhiu në këtë spital të hënën më 16 mars.

Edhe Haxhiu e ka konfirmuar se është në dijeni për infermierin e prekur nga Covid-19, por ka thënë se kanë qenë të mbrojtur dhe nuk ka qenë e rrezikuar nga infektimi. /Gazeta Shneta/

10:34 – Deputetët Lekaj dhe Haxhiu kishin kontakt me infermierin e prekur nga koronavirusi në SP Gjakovë

Mbrëmjen e djeshme u konfirmua se një infermier i Spitalit të Gjakovës është infektuar me koronavirus, pasi i njëjti kishte kontakt me një këngëtar të konfirmuar para disa ditësh.

Lajmin se është infektuar infermieri e ka konfirmuar për Gazetën Shneta edhe drejtori i Spitalit Hilmi Shala. “Po mund t’ju konfirmoj se një infermier i Spitalit të Gjakovës ka rezultuar pozitiv me koronavirus sot”, ka deklaruar Shala mbrëmë.

Gazeta ka mësuar se ky infermier ka qenë i pranishëm gjatë vizitës së dy deputetëve të AAK-së Pal Lekaj dhe Teuta Haxhiu, të hënën më 16 mars. Gazeta e ka të konfirmuar identitetin e infermierit nga burime zyrtare, por të njëjtin nuk do ta publikojë për të ruajtur privatësinë e tij.

Dy deputetët duket se janë në dijeni për këtë informacion, pasi të paktën njëri prej tyre, deputetja Haxhiu, ka thënë se e njeh infermierin e prekur nga koronavirusi por sipas saj gjatë vizitës kanë qenë të mbrojtur.

“Po e di kush është, por s’ka ndonjë rrezik sepse kemi qenë të mbrojtur dhe i kemi respektuar të gjitha rregullat gjatë vizitës”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se po qëndron në shtëpi pasi kështu po kërkohet, por nuk ka pranuar të deklarohet nëse do të vetizolohet pas këtij rasti. Haxhiu nuk ka folur as nëse do të shkoj në Kuvend nëse i kërkohet. “Nuk mund të flas për pjesën politike, folim vetëm për shëndetësi”, ka thënë Haxhiu.

Ndërkaq Lekaj nuk e ka hapur telefonin dhe nuk ka kthyer përgjigje as me SMS në pyetjet e gazetës.

MUND TË JU PËLQEJNË