Blero dhe Afrona në muajin shtator do të kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë.

Ditë më parë, ashtu edhe siç kishte paralajmëruar muaj më parë, Afrona organizoi festën e beqarisë në Mykonos, në Greqi.

Modelja kishte mbledhur mikeshat e saj më të mira për të festuar gjatë vikendit në Greqi.

Sot, ka qenë Blero ai që ka publikuar një fotografi të Afronës, ku ajo shfaqet e veshur me bikini teksa ka vënë në kokë ‘duvakun’.

“Zemra ime”, ka shkruar këngëtari në fotografinë e publikuar. Ndërsa javë më parë, Blero tregoi se këngëtarët që do argëtojnë të ftuarit në dasmë do jenë Ramadan Krasniqi- Dani, Shkëlzen Jetishi si dhe Sabri Fejzullahu./Blic

MUND TË JU PËLQEJNË