Një 35-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara prej 10 vitesh konsumon vetëm mish të papjekur dhe të kalbur.

Derek Nance shprehet për mediat se asnjëherë nuk është ndier më mirë që prej kohës kur filloi të konsumojë mishin e gjallë, dhe se një gjë e tillë sipas tij është më e sigurtë.

Nance i qëndron një diete e cila është e përbërë tërësisht nga mishi i papjekur, duke përfshirë stomakun, shprektën dhe mëlçinë.

Ai thotë se pjesët e vetme të kafshëve që nuk ka ngrënë e as nuk do t’i hajë janë thundrat dhe brirët.

Nance pretendon se dieta e tij asnjëherë nuk e ka tradhtuar atë. E vetmja kohë kur ai u sëmur nga helmimi, ishte kur hëngri një pulë të prishur. /noa.al

MUND TË JU PËLQEJNË