Dashuria shumëvjeçare e Bleros dhe Afronës sot është kurorëzuar me martesë.

Për natën e tyre më të veçantë dhe të më rëndësishme ia besuan njërin nga hotelet e resorit të Shqipërisë, shkruan Kosovarja.

Nga pamjet që kemi parë deri më tani është vërejtur dukshëm se për çdo detaj janë kujdesur dyshja që të shkojë për mrekulli.

Pamje madhështore, sallë e madhe e të ftuar të shumtë që po e bëjnë dasmën të kompletuar e të veçantë.

Por të gjitha këto u harruan në momentin kur u paraqitën Blero dhe Afrona, të cilët shkëlqenin dhe dukeshin për mrekulli.

Madje, jo vetëm që u kujdesën për pamjen e tyre, por me përkushtim të plotë e organizuan edhe renditjen e përcjellësve, të cilat dukeshin më e bukur dhe më mahnitëse se tjetra. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË