Historia e tyre e dashurisë nisi qysh në bankat e shkollës, e cila dita-ditës u rrit duke lulëzuar.

Çifti shumë i dashur për publikun Gili dhe Ilir Berani kanë kaluar mbi 30 vjet jetë bashkë, shkruan “Kosovarja”.

Ata kanë një jetë të lumtur bashkëshortore dhe janë prindër të mrekullueshëm të dy djemve.

Gili është këngëtarja e vetme që i qëndroi besnike publikut si me zhanrin e muzikës që bën, ashtu edhe me stilin dhe dukjen e saj.

Karriera e saj muzikore numëron suksese të shumta, për të cilat është e arsyeshme të festohet. Por sot Gili bashkë me Ilirin festojnë diçka tjetër.

Dy shokë gjenerate e klase dhe tashmë dy bashkëshort të mrekullueshëm festojnë 35 vjetorin e maturë.

Në këtë ditë të veçantë pamja e Gilit merr vëmendje. Ndonëse kanë kaluar kaq vite që nga ajo kohë, Gili duket e re si një maturante.

Me fustan të bardhë e një buzëqeshje të ëmbël, këngëtarja shkëlqen pranë Ilirit. Shikojeni dhe binduni!/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË