Të mërkurën në Gjykatën Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik, është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj Morena Tarakut, e akuzuar për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Sipas procesverbalit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Agim Kuka, e pandehura Taraku nuk e ka pranuar fajësinë për veprën që i vihet në barrë, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, Morena po vazhdon jetën e saj teksa duket se këtë nuk e ka marrë fort seriozisht.

Në rrjetet sociale modelja shqiptare sapo publikoi një fotografi në të cilën vjen me plot stil dhe mjaft atraktive.

“Diku larg”, shkruan ajo.

Siç shihet Morena ka vendosur të mos reagojë rreth akuzës që iu bë pasi deri më tani nuk ka thënë asgjë.

MUND TË JU PËLQEJNË