Këngëtarja kosovare Morena Taraku njihet për jetën e saj luksoze që bën, për çka shpesh edhe është komentuar e kritikuar.

Edhe pse e zhytur në luks, edhe Morena ka persona që i do dhe i ka dashur.

Madje, pikërisht personi më i dashur i saj, po i mungon shumë.

Është kjo nëna e saj, e cila para shumë vitesh ka ndërruar jetë, kështu më pas Morena dhe vëllezërit morën kujdesin maksimal nga babai i tyre.

Ajo ka treguar në disa intervista se ka qenë shumë e lidhur me të ëmën dhe se humbja e saj për të do të mbetet momenti më i keq i jetës.

“Ku janë tortet e vogla që gatuheshin nga duart më të ëmbla në botë. Ku janë gotat me ujë që më ipeshin nga dora më e bekuar në tokë. Po ajo fytyra e buzëqeshja që bekonin sytë e mi”, shkroi ndër tjerash artistja shqiptare.

Morena edhe përmes këngës ka nxjerrë dhimbjen dhe dashurinë që ndjen për të ëmën.

Në vitin 2016 ka lansuar këngën “Lule”, të cilën ia ka dedikuar nënës së saj dhe ka një tekst mjaft emocionues.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË