Madhështore, e jashtëzakonshme dhe paparë. Kështu është paralajmëruar të jetë dasma e këngëtarit të famshëm Blero me modelen bukuroshe Afrona Dika.

E ndërkohë që orët po afrojnë deri tek ceremonia e dasmës, mysafrirët, që janë shumë nga fytyrat publike kanë filluar të bëhen gati duke u rregulluar secili më mirë se tjetri, shkruan “Kosovarja”.

E duket se edhe Lulja, bashkëshortja e Medës ka përfunduar me grimin dhe flokët.

Ajo ka ndarë imazhe nga dukja e saj sonte ku tregon se do të jetë madhështore. Për dasmën e çiftin Lulja ka zgjedhur të bëhet një kaçurrelse e bukur, e që kështu e kemi parë rrallë.

Më bukur se çdoherë tjetër sot Lulja e ka vulosur me pamjen mahnitëse./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË