​Në muajin dhjetor Loredana u bë nënë për herë të parë.

Çifti i njohur, Mozik dhe Loredana në muajin dhjetor janë bërë prind për herë të parë të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin, Hana.

Loredana preferoi që shtatzaninë e saj ta mbajë sa më larg vëmendjes mediatike.

Gjatë kësaj kohe në rrjetet sociale ajo publikonte fotografi vetëm të fytyrës së saj, kështu duke shmangur pjesët e trupit.

Por, pas lindjes ajo filloi të tregohet më hapur me ndjekësit dhe herë pas here publikon imazhe të ndryshme, duke mos i lënë anash edhe ato që i ka bërë gjatë kohës sa ishte shtatzënë.

Së fundmi ajo në ‘Instagram’ ka publikuar një video të shkurtër ku zbulon edhe ndryshimet fizike që ka pësuar trupi pas lindjes.

Loredana shfaqet në formë perfekte dhe duket se do i duhet shumë pak kohë që trupi i saj të kthehet ashtu si ka qenë.

Loredana

Gepostet von Albania Viral am Donnerstag, 17. Januar 2019

 

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË