Leonora kur ishte fëmijë

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Leonora Jakupi, ka shpërndarë në rrjetin social Instagram një foto kur ishte fëmijë, shkruan rtv21.tv.

Me këtë rast këngëtarja, ka bërë edhe një kuiz të vogël me fansat e saj duke i pyetur se a e din se cila është Leonora në foto. Leonora Jakupi është një ndër këngëtaret më të pëlqyera dhe të komentuara të showbizit shqiptar.

Ajo veçohet për stilin dhe elegancën e saj. Këngëtarja në Instagram ka një numër të madh të ndjekësve, ku edhe është aktive duke publikuar momente të ndryshme nga jeta e saj e përditshme për miqtë e saj.

Përndryshe, “E paprekur” është kënga e fundit nga Leonora Jakupi e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.

MUND TË JU PËLQEJNË