Leonora Jakupi fton qytetarët të dalin në votime.

Këngëtarja e mirënjohur Leonora Jakupi ka votuar pak më parë në Shkollën Fillore Dardania në Prishtinë. Ajo ftoi të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të dalin në votime.

“Shfrytëzoj rastin t’i ftojë të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin të votojnë, sepse vota jonë është për shtetin tonë”, ka thënë Leonora Jakupi në T7.

“Nga këto zgjedhje presim diçka më të mirë, por më e rëndësishme është rinia jonë”, është shprehur Jakupi.

“Të gjitha subjekteve ju uroj suksese, të gjithë janë të barabartë, janë shqiptarë dhe të njëjtë për mua”, ka thënë Jakupi.

“Ftoj të gjithë të punojnë bashkë për shtetin si në kohën e luftës” përfundoi Jakupi.

MUND TË JU PËLQEJNË