Ashtu siç e parashikuan doli, bile edhe më madhështore.

Blero dhe Afrona për ditën e tyre më të lumtur kishin në favor edhe kohën e mirë, krahas vendit të mrekullueshëm e mysafirëve të veçantë, shkruan “Kosovarja”.

Çifti i dhanë fund beqarisë pikërisht me datën 21 shtator në një organizim fantastic, ku përveç tyre u argëtuan pa masë edhe të ftuarit që ishin diku 600 persona.

Ata shkëlqyen pranë njëri-tjetrit dhe e shijuan natën duke e bërë të paharruar. Vëmendje në këtë dasmë mori secili detaj,e që çdo gjë dukej perfekte, unike.

Tara, vajza e Bleros dhe Teutës ishte poashtu kryetemë e mediave roze, si dukej në dasmën e babait, çfarë bëri etj.

Ajo për këtë ditë ishte veshur bukur me një fustan madhështor ku qëndroi krah babit të saj dhe u kënaq me ahengun.

Kamera sigurisht që kapi shumë detaje interesante nga reagimet e çiftit, gjestet e sjelljet e tyre.

Një fotografi që ka qarkulluar në internet është momenti kur Blero dhe Afrona po i thonin “PO” njëri-tjetrit.

Ndërkohë që po vinte momenti i puthjes së çiftit, shihet Tara krah babait e cila dukej e lumtur duke i dhuruar babait një buzëqeshje të ëmbël./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË