Wakefit, një kompani e dyshekëve është në kërkim të 8 personave të cilët mund të flejnë 9 orë për rreth 100 ditë.

Dhe si këmbim ajo do ofrojë rreth 1390 dollarë për ta bërë këtë. Sipas uebfaqes, kandidati ideal për vendin e punës është dikush që mund të lulëzojë në një mjedis të qetë, të konceptojë dhe të japë strategji efektive, se si t’i detyrojnë ata dhe anëtarët e ekipit të tyre të flenë më thellë dhe më gjatë.

Të gjitha ata që janë të interesuar duhet të paraqesin një video ku shprehin dashurinë e tyre për gjumë dhe në fund të fundit, zgjedhja e tyre do bëhet me short nga një intervistë prej një paneli ekspertësh.

Ajo çfarë kërkohet për t’u bërë pjesë e kësaj është:

-Një diplomë e përfunduar në çdo fushë. Një histori e të fjeturit gjatë orës së mësimit do të llogaritej si përvojë përkatëse.

-Duhet të jetë në gjendje të bjerë në gjumë brenda 10-20 minutave.

-Duhet të ofrojë vëmendje ndaj detajeve dhe të ketë një pasion për çarçafët e pastër, batanijet komode dhe pizhamet mahnitëse.

Ne jemi duke kërkuar vullnetarë të cilët janë të motivuar të qëndrojnë në shtrat për të paktën 8 orë gjumë, thuhet në njoftimin e kompanisë.

MUND TË JU PËLQEJNË