Afrona Dika është modelja e njohur kosovare e cila jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Zvicër.

Bukuria që posedon e ka bërë edhe imazh të reklamave për shumë kompani me famë botërore, shkruan “Kosovarja”.

Në shtator të këtij viti që po e lëmë pas, bukuroshja Dika ka kurorëzuar me martesë lidhjen e saj disa vjeçare me këngëtarin e njohur Blero.

Dasma ishte madhështore dhe e rregulluar në stilin më modern të mundshëm. Ani pse e gjithë magjia e mbrëmjes ra mbi Afronën, pasi që si zakonisht të gjithë janë të fokusur tek nusja.

Por në raste të tilla s’ka se si të mos harrohet edhe familja, sidomos ajo e ngushta e çiftit.

Afrona siç dihet ka dy vëllezër, njëri prej tyre madje është i martuar me një jo shqiptare me emrin Lucia.

Kjo është bukuroshja e huaj, kunata e Afronës që nuk e vëmë re në dasëm./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË